Alket Hyseni takime me banorët në Ksamil dhe me avokatët e noterët në Sarandë: Jam zëri juaj

Deputeti Sarandës Alket Hyseni, ka zhvilluar këtë të diel disa takime banorë të zonës së Ksamilit.

Hyseni ka takuar qytetarët në lagjet “Labëria dhe Megdalena” ku dëgjojë problemet në këtë dy vende.

“Takim me disa banorë të Rrugës “Labëria” dhe “Magdalena”, me të cilët biseduam për problemet e kësaj lagjeje.

Pasi janë përfunduar kanalizimet e ujrave të zeza dhe është drejt përfundimit rrjeti i ri i ujësjellësit, garantuam vijimin e investimit nga Bashkia Sarandë, me të gjitha parametrat, me trotuarë dhe ndricim në këtë rrugë”, shkruan Hyseni.

Paraditen e sotme deputeti zonës zhvilloi disa takime me avokatë dhe noterë në Sarandë.

“Një kafe dhe bashkëbisedim i frytshëm me disa avokatë dhe noterë të Sarandës.

Si ish-koleg i tyre, sot përçues i zërit të tyre në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit, shkëmbyem ide dhe mendime mbi arritjet apo problematikat e sistemit të drejtësisë dhe të legjislacionit tonë, shqetësimet dhe vlerësimet për profesionet e lira, si një kategori elitare intelektuale, të cilët japin një kontribut të çmuar për familjet e tyre, por edhe për shoqërinë”, përfundoi Hyseni. /Sarandanews.com/