Komuniteti çam në Sarandë, në mbështetje të Oltion Çaçit

U zhvillua kete te diel një takim me Komunitetin Çam në qytetin e Sarandë, ku përveç anëtarëve të Komunitetit , morrën pjesë edhe  Zv.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj.Vjollca Braho, politikane me një përvojë të gjatë në sektorin publik financiar, si dhe Z.Hysen Hysi, si i zoti i shtëpisë dhe njeri me shumë kontribut për Komunitetin Çam të Sarandës.

Në këtë takim  u prezantua kandidati i Partisë Socialiste për Kryetar të Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, i cili si një biznesmen dhe sipërmarrës i suksesshëm në fushën e hotelerisë, ka marrë besimin e strukturave të Partisë Socialiste për të garuar për Bashkinë e Sarandës.

Në këtë takim Oltion Çaçi shprehu gatishmërinë e tij me qëllimin dhe dëshirën e vetme që ti përfaqësojë denjësisht të gjithë ata që do ti japin votën e tyre,  si Kryetar i ardhshëm i Bashkisë Sarandë, për të vazhduar më tej rezultatet e prekshme dhe arritjet e qeverisjes së Partisë Socialiste.