FOTOT/ Takim madhështor në mbështetje të Romeo Çakulit në Dermish, banorët: Kandidatët e tjerë na kanë gënjyer prej 30- vitesh

Rreth 300 banorë të zonës së Livadhjasë u mblodhen ne nje takim madhështor për të mbështetur kandidatin e Mega, Romeo Çakuli

Në takim mori pjesë dhe ish deputeti Anastasa Angjeli djal i zonës dhe përfaqësues politik i qarkut Blendi Klosi.

Pjesëmarrësit e pranishëm në takim shprehen të gjithë mbështetjen e tyre të fortë për kandidatin e MEGA-s Romeo Çakulin.

Ata theksuan se kandidatët e tjerë i kemi provuar dhe nuk kanë mbajtur asnjë premtim gjatë kohës kur kanë qeverisur bashkinë e Finiqit, përkundrazi kanë abuzuar me parat e taksapaguesve.

Banorët janë shprehur se jane të zhgënjyer nga alternativat e tjera të cilët kanë gënjyer për 30 vjet, dhe Romo Çakuli sipas tyre është alternativa më dinjitoze për të drejtuar bashkinë e Finiqit.