Sarandë, procedohet penalisht 39- vjeçari: Dhunoi një person dhe i dëmtoi makinën

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në Sarandë.

Ai dyshohet se ditën e djeshme është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin K. D., si dhe i ka dëmtuar atij, xhamin e automjetit.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.