Gjergji Mërkuri: Tani që u rregjistrova si kandidat, nuk mbahem më

Gjergji Mërkuri ka nisur fushatën e tij elektorale pas rregjistrimit si kandidat i pavaruar për bashkinë e Sarandës.

Edhe pse u rregjistrua në mënyrë të dyshimtë pasi kishte falsifikuar qindra firma të qytetarëve, Mërkuri është shfaqur mjaft i lumtur në një postim të bërë në rrjetet sociale.

Ai ka shkruar se tashmë që fitoi betejën e rregjistrimit si kandidat, të njëjtën fitore do të arrijë dhe më 14 maj.

Kujtojmë që Mërkuri ka pasur një mbështetje edhe nga njerëzit e Sali Berishës në Sarandë për ta nxitur dhe punuar që ai të jetë kandidat për bashkinë e Sarandës.