Gjergji Mërkuri: Isha tek tregu në Sarandë, ja çfarë pash në sytë e tregtarëve

Kandidati i pavarur për bashkinë e Sarandës, Gjergji Mërkuri, ka takuar disa tregtarë në tregun ushqimor të qytetit.

Përmes një postimi Mërkuri ka treguar dhe përjetimet që ka parë në sytë e tregtarëve.

Sipas Mërkurit në sytë e tyre kishte trishtim dhe zymtësi.

Dhe menjëherë pas këtij konstatimi, Mërkuri iu premtoi se sapo ai të bëhet kryebashkiak kjo gjë do ndryshojë menjëhërë.