Zbardhet ngjarja: Tentoi të arratisej dhe hodhi armën, kapet “qitësi i pakujdesshëm” në Sarandë(EMRI)

Policia ka arrestuar të riun Klaudio Qendro, i cili ka shtënë me armë zjarri në Sarandë. Ai po lëvizet me një makinë, ndërsa ka kryer qitje të pavullnetshme.

Pas kësaj ai u largua duke braktisur makinën.

Autoritetet kanë nisur hetimet dhe kërkimet për gjetjen e armës, të cilën i riu dyshohet ta ketë hedhur në përpjekje për t’u arratisur.

NJOFTIMI

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasi K. Q., i cili udhëtonte me automjetin tip “BMW”, dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri, ka kryer qitje të pavullnetshme, pa shkaktuar dëmtime të personit. Shtetasi K. Q. ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, në brendësi të lagjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të shtetasit K. Q. dhe pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij. Vijon kontrolli i zonës për gjetjen e armës së zjarrit, pasi kur është larguar me vrap, ka hedhur armën e zjarrit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.