Gati festa më e madhe e jugut, Bashkia Konispol hap dyert për mijëra vizitorë    

Bashkia Konispol ka vendosur që këtë vit ta kremtojë ndryshe “Festën e Mandarinave”.

Përgatitjeve të përkujdesshmë që kanë nisur disa muaj më parë, duket se dalë-nga-dalë po ju vjen fundi teksa në terren kanë zbritur vetë titullarët e Bashkisë për të ndjekur gjithçka nga afër.

Falë të gjithë punës që është bërë deri më tani, pjesëmarrja pritet të jetë masive duke e shndërruar Konispolin në destinacion të mijëra turistëve që do të vijnë për të shijuar surprizat.

Në vijim të kësaj tradite 10 vjeçare, titullarët e këtij institucioni duket se këtë herë kanë menduar me përpikmëri të gjitha detajet e nevojshme për ta bërë këtë festë një moment të paharruar për të gjithë vizitorët që do të vijnë nga Tirana apo qytete të tjera.

Ndërkohë, ajo që duket se ka ngjallur debat mes kryetarit të Bashkisë dhe nënkryetarit të Bashkisë është kënga e parë që do të këndohet gjatë nisjes së festës.

Kryebashkiaku Shuaip Beqiri ka propozuar që kënga e parë të jetë “Nën një portokalle”, ndërkohë nënkryetari ka dalë kundër kësaj ideje duke propozuar që kënga e parë të modifikohet dhe të jetë “Nën një mandarinë”.

Edhe pse nga ana e Këshillit Bashkiak është propozuar kënga “Botë Portokalle”, kryebashkiaku Beqiri ka kundërshtuar duke paralajmëruar se ky debat mbase mund të pengojë zhvillimin e mëtejshëm të festës.

Gjithësesi, pas shumë diskutimesh ata kanë arritur në konsensus duke zgjedhur që kënga e parë të jetë “Mandarin” e këngëtares Bleona Qerreti.,

Me këtë mendim është dakordësuar edhe kryebashkiaku Beqiri i cili veç të tjerash u shpreh para grupit të punës së i pëlqen të dëgjojë shpesh herë thesarin muzikor të kantautores Qerreti të shoqëruar me videoklipet e saj.

Festës pritet t’i bashkohet edhe kryeministri Edi Rama i cili edhe pse nuk ka pasur një ftesë, është informuar nga jehona e gjërë që i është bërë përgatitjeve andaj edhe ka shprehur dëshirën për të lënë të gjitha angazhimet dhe për të qenë i pranishëm në Konispol.

Gjithashtu, edhe pse ende nuk është konfirmuar, pritet që pjesëmarrës të jetë edhe një delegacion i qeverisë greke me porosi të veçantë të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Ndërkohë, Bashkitë fqinje duke ndjekur kujdesin që kryebashkiaku Beqiri po tregon, po mendojnë për të ideuar festa të ngjashme me dru frutorë të tjerë si “Festa e Portokajve”, “Festa e Limonave”, “Festa e Mushtmollës” por edhe “Festa e Kërcurit”.

“Sarandaneës” do të informojë qytetarët më tej për mbarrëvajtjen e kësaj feste që ka zgjuar interesin jo vetëm të zonës por edhe të gjithë qytetarëve të krahinës të cilët edhe pse jetojnë në qytete të tjera apo jashtë vendit, janë intriguer mjaftueshëm se si do të finalizohen përgatitjet që janë bërë nga Beqiri.