FOTOT: Ina Zhupa shfaqet në Sarandës, antarët e degës nxijnë në fytyra
Pas disa muajsh mungesë, deputetja Ina Zhupa është shfaqur këtë të premte në Sarandë ku ka mbledhur drejtuesit e degës së Rithemelimit.
Fokusi i diskutimit ka qenë tek organizimi dhe fushata elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Por, ajo që ka rënë më shumë në sy në këtë mbledhje kanë qenë fytyrat e nxira të antarëve që ishin në mbledhje.
Me duart në kokë dhe të përfshirë nga pesimizmi për shkak të përccarjes dhe sondazheve që i nxjerrin humbës, ishte panorama e mbledhjes së antarëve të Rithemelimit në Sarandë.