Delvinë, takim i strukturave të bashkisë dhe policisë për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike

Parandalimi, konstatimi dhe goditja e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, ishin në fokus të takimit të zhvilluar sot në mjediset e bashkisë së Delvinës.

Bashkëpunimi i strukturave të bashkisë, i kryetarëve të fshatrave, i inspektorëve të pyjeve dhe vecanërisht i komunitetit, me strukturat e policisë së shtetit janë thelbësore për parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie antiligjore.

Falë këtij bashkëpunimi dhe koordinimi u ra dakord se do të sigurohet kontrolli i plotë i territorit, do të mundësohet identifikimi në kohë dhe asgjësimi i bimëve narkotike

Si dhe do të bëhet e mundur vënia përpara përgjegjësisë ligjore e të gjithë personave që merren me këtë lloj aktiviteti.