Finiq, kryebashkiaku aktual Kristo Kiço, vlerësohet nga Shoqata e Intelektualëve të Minoritetit

Shoqata e Intelektualëve të Bashkisë Finiq organizoi sot në Qendrën kulturore “Katina Papa” të Livadhjasë një veprimtari vlerësuese për nder të Kryetarit të Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në krye të kësaj Bashkie.

Aktiviteti u çel nga veprimtari i njohur i minoritetit etnik grek, shkrimtari Vangjel Papakristo.

Ka qenë i pranishëm dhe ka pershendetur në këtë event edhe Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, Saharidhis.

Po kështu aktiviteti u ndoq edhe nga sekretari politik i PS në Qarkun e Vlorës. Blendi Klosi.