Oltion Çaçi pas takimit me punonjës të vijës së parë të kujdesit shëndetësor: Mirënjohje dhe falenderime për punën dhe kontributin

-Kandidati i PS për kryetar Bashkie në Sarandë Oltion Çaçi gjatë një takimi me punonjës të vijës së parë të kujdesit shëndetësor u ka shprehur mirënjohjen dhe falenderime për punën dhe kontributin e përditshëm të tyre në shërbim të qytetarëve.

Gjatë këtij takimi ka qenë e pranishme edhe deputetja Anila Denaj e cila ka mbajtur një fjalë përshendetëse me fokus figurën dhe përkushtimin e kandidatit Oltion Çaçi.

“Me punonjës të vijës së parë të kujdesit shëndetësor për t’ju përcjellur mirënjohje dhe falenderime për punën dhe kontributin që i japin çdo ditë qytetarëve të Sarandës.”

Çaçi i ka siguruar bashkebiseduesite tij se do ta kenë pranë në projekjet e përbashkëta për një shërbim bashkohor për çdo qytetar.

“Ne do të vijojmë të jemi krah tyre, me ndërhyrjet e nevojshme në modernizimin e infrastrukturës shëndetësore me të gjithë pajisjet e nevojshme për të kryer një shërbim cilësor për çdo qytetar.-ka nënvizuar Oltion Çaçi