Rama zbulon për herë të parë: Këtë verë nuk do të ketë më shezlone dhe plazhe private!

Kryeministri Edi Rama foli mbrëmjen e së enjtes në lidhje me turizmin.

Ai tha në ‘Opinion’ se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet dhe kërkesat për t’u mbushur këtë sezon veror me turistë.

Por sipas tij, lëvizja mes vendeve është ende një temë që po diskutohet edhe në Bashkimin Evropian dhe që nuk ka një përgjigje.

Sa i përket plazhit, Rama u shpreh se këtë vit i gjithë bregdeti do të jetë në dispozicion të pushuesve vendas. Kryeministri zbuloi për herë të parë edhe një vendim të qeverisë.

Ai tha se përveç hoteleve që duhet t’u krijojnë kushte pushuesve me çadra, këtë verë nuk do të ketë më plazhe private dhe shezlone kundrejt pagesës.

“Do të bëjmë plazh siç bënim dikur kur ishim të vegjël kur shazlone nuk kishim dhe sajoheshim me mjete rrethanore.

Dhe nuk ishte aq keq. Por nuk do të ketë më persona që marrin lekë për shezlone apo për plazhe private” – deklaroi kryeministri.