Falsifikimet e firmave nga Gjergji Mërkuri, caktohet realtori i KAS që do shqyrtojë ankimin e PS ndaj vendimit të KZAZ Sarandë

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është depozituar kërkesa ankimore nr. 42, me ankues Partia Socialiste e Shqipërisë dhe objekt “Ndryshimin e vendimit nr. 31, datë 28.03.2023, të KZAZ nr. 90, Sarandë.

Mosregjistrimin e kandidatit për kryetar të njësisë së qeverisjes vendore të z. Gjergj Filip Mërkuri”.

Sot, u hodh shorti për caktimin e relatorit të kërkesës ankimore dhe rezultatet e të cilit përcaktuan relator, z. Ledio Braho.

Shqyrtimi paraprak i kësaj kërkesës do të zhvillohet ditën e Hënë, datë 03.04.2023.