Demokratët përballë Berishës. Dy grupimet opozitare përballen ashpër në Sarandë

Enkelejd Alibeaj iu shmang përballjes me Berishën, në bashkitë e mëdha të vendit, aty ku gara e pranverës do të jetë më e ethshme.

Lista e Enkelejd Alibaj është vetëm 15 emra për kryebashkiak. Fusha e betejës në 46 bashki të tjera, i është lënë e lirë Berishës dhe kandidatëve të tij, që garojnë me logon e koalicionit më Metën, Dulen e Ndokën.

Nga kjo listë edhe Saranda do të jetë bashkia ku do të ketë përballjen e saj mes demokratëve, të dy grupeve.

Për Sali Berishën do të jetë Ardit Cikuli, ndërsa për PD-në do të jetë Skëndër Muço të cilët do të luftojë për votën demokrate.

Kandidati i Berishës Ardit Cikuli është zyrtarizuar që në fillim të dhjetorit nga një process manipulativ i primareve, ndërsa Alibeaj zyrtarizoi Skënder Muçon vetëm para pak muajsh.

Të gjitha sondazhet e kryera deri më tani tregojnë se që të dy kandidatët nuk është kanë shanse për të fituar zgjedhjet, por gara mes tyre do të jetë se në cilin krah janë një pjesë e demokratëve të Sarandës.

Dhe kjo gjë do të tregohet më 14 maj ditën e votimeve.

Përaballë tyre do të jetë nga Partia Socialiste do të jetë Oltion Çaçi.