Kamerierët braktisin Tiranën për Sarandën për kushte më të mira

Eda Harka, prej dy vitesh punon si kameriere në një nga lokalet e Tiranës…

Nuk fiton shumë prej kësaj punë, por siguron vetëm jetesën e saj.

Eda Harka: Si kameriere kam shumë vite punë, por aktualisht kam dy vite pune pa u shkëputur fare nga puna. Mundësi të mirë nuk është se e shikoj këtë, por ideja se kjo është diçka minimale për të jetuar në Tiranë.

Por këtë verë ka vendosur të  shërbej në një restorantet në Sarandë.  Eksperienca, kushtet e mira të punës por edhe një pagë më shumë se dyfishi i asaj që merr në Tiranë e bindën të largohet për 5 muaj në jug.

Eda Harka: Atje na është ofruar ushqimi, akomodimi, ndoshta dhe mundësia për ndonjë bakshish më shumë që do të fitojmë atje me mundësitë që do jenë.

Me ato që do të fitojë shpreson që të investojë në diçka të mirë për veten e saj.

Eda Harka: Mendoj për veten time, diçka më shumë për veten. Mendoj të investoj si pjesë e një menaxhimi, por pse jo dhe një investim timin në biznes.

Puna sezonale në jug gjatë sezonit të plazhit, pritet të sjell vështirësi për Tiranës. Kujtim Dervishi, kreu i shoqatës së restoranteve, thotë se çdo vit kryeqyteti përballet me këtë situatë.

Kujtim Dervishi: Vërtet ka vështirësi, sepse njerëzit largohen. Sigurisht, Tirana është kryeqytet dhe i ka të gjitha mundësitë për sa i përket sigurimit të stafeve.

Edhe këtë sezon, turizmi pritet të  përballet me mungesë të stafit, janë rreth 12 000 vende të lira punë në këtë sektor.

Kujtim Dervishi: Afërsisht kërkohen rreth 10-12 mijë punonjës gjatë sezonit turistik, kryesisht kamerierë, kuzhinierë, edhe për sanitarë ka mjaft nevojë.

Në kushte të tilla, përfaqësues të bizneseve në këtë sektor kërkojnë mbështetje nga shteti për të  mbajtur gjatë të gjithë vitit staf të qëndrueshëm.