Butrinti shkarkon Artan Banon, ja trajneri i ri

Artan Bano nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Butrintit.

Humbja me rezultatin e thellë 4-1 në transfertë kundër Vorës ka bërë që presidenca e skuadrës së Butrintit të marrë vendimin për të ndërprerë bashkëpunimin me trajner lushnjar.

Burime për Sarandaneës.com kanë bërë me dije se trajneri i ri i klubit të Butrintit do të jetë Adriatik Faslliu.

Faslliu do debutojë në pankinën e Butrintit që në ndeshjen e radhës që do të jetë në Sarandë kundër Apolonisë. /Sarandanews.com/