Sarandë/ “Benzi” del nga rruga dhe përfundon në një piceri

Një aksident është raportuar mbrëmjen e kësaj të premteje në Sarandë.

Mësohet se një automjet tip Mercedes-Benz E Class ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një piceri.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur pranë Kanalit të Çukës në Sarandë. Ndërkohë, sipas informacioneve nuk raportohet për të lënduar.