Destinacioni i javës: Kompleksi urbanistik islamik i Xhermëhallës, 16 km nga qyteti i Sarandës

Kompleksi urbanistik islamik i Xhermëhallës ndodhet në lagjen “Lejla Malo”, në Delvinë.
Objektet më të rëndësishme dhe më të hershme të këtij kompleksi janë Xhamia dhe Hamami të ndërtuara gjatë shekullit të 16-të, por edhe krojet, ura dhe tyrbet që i përkasin shekujve 17-të – 18-të.

Pranë xhamisë ndodhen edhe një sërë rrënojash që mendohet të kenë qënë shkollë (e tipit Medrese) për personel shërbesash fetare e publike.

Xhamia tipologjikisht përfaqëson xhaminë me planimetri katrore, ndërtuar me mure guri dhe llaç gëlqeror.

Në qoshen jug-perëndimore të saj ruhet tamburi i minares i rrëzuar para shumë vitesh.

Hamami i pozicionuar pak veçmas nga pjesa tjetër e kompleksit është i ndërtuar me mure guri dhe mbulesë me kupola dhe tjegulla.