Përfundon restaurimi i Urës së Prokopit në Himarë
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë njoftoi se kanë përfunduar punimet në Urën e Prokopit. Punimet konsistonin në mirëmbajtje, restaurim dhe konsolidim të Monumentit të Kulturës, Kategoria I.
Ura e Prokopit gjendet në Himarë dhe është pjesë e paketës së mirëmbajtjes të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë.
Tashmë ajo është plotësisht funksionale dhe një vlerë e shtuar ndër atraksionet kulturore të Himarës.
Monumenti ka rëndësi arkitektonike dhe historike. Kjo urë e shek. XVIII, me gjatësi 17.5m, gjerësi 3.8 m, hapësirë drite të harkut 6 m, emrin e ka marrë prej kishës që ndodhet në afërsi të saj, Kishës së Prokopit.