Adrian Gurma takim me Shkëlqim Hajdarin: Ja risia e re në Bashkinë e Sarandës

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ka pritur në një takim këtë të enjte Kryeinspektorin e Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari.

Tema e diskutimit ka qenë nisja e proçesit të inspektimit online në Bashkinë Sarandë.

“Me Kryeinspektorin e Përgjithshëm z.Shkëlqim Hajdari nisëm proçesin e inspektimit online në Bashkinë Sarandë, ç’ka do të sjellë një qasje ndryshe në metodikën dhe efikasitetin e këtij proçesi në terren”, shkruan Adrian Gurma. /Sarandanews.com/

Me Kryeinspektorin e Përgjithshëm z.Shkëlqim Hajdari nisëm proçesin e inspektimit online në Bashkinë Sarandë,çka do të sjellë një qasje ndryshe në metodikën dhe efikasitetin e këtij proçesi në terren.

Posted by Adrian Gurma on Thursday, June 18, 2020