Sarandë, doktor Milto Çondi i zhgënjyer nga qytetarët për mos respektimin e masave

Situata e Covid-19 në Sarandë  karakterizohet nga një rënie e lehtë ë fluksit të të prekurve ditët e fundit.

Kjo u bë e ditur nga shefi i laboratorit të epidemiologjisë, dr.Miltiadh Çondi.

I pyetur për pikun prej 90 rastesh pak ditë më parë, dr. Çondi vuri në dukje se “Kjo shifër ishte për dy ditë të marra së bashku, ndërsa mesatarja e ditëve të fundit  luhatet rreth 25-35 raste”.

Por ai theksoi se është i zhgënjyer nga shkujdesja dhe qytetaria e banoreve të Sarandes për  vlerësimin me seriozitet të  masave mbrojtëse antiCovid.

Lidhur me mbylljen e  gjimnazit “Hasan Tahsini” në Sarandë, dr.Miltiadh Çondi.tha : “Po përpiqem ta shtyje hapjen për të shmangur sa të jetë e mundur përhapjen e Covid -19 në Sarandë dhe për këtë, duhet të na mirëkuptojnë të rinjtë, trupa pedagogjike dhe  familjet e nxënësve hasantahsinas”