Makina fluturon mbi piceri në Sarandë, publikohet video e filmuar nga brenda mjetit

Një automjet tip Mercedes-Benz E Class, ka dalë nga rruga mbrëmjen e së premtes në qytetin e Sarandës, duke përfunduar mbi një piceri në breg të detit.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Turizëm–Kanali i Çukës, por fatmirëisht pa viktima.

Shkak i aksidentit dyshohte të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit.

Euronews Albania ka siguruar videon nga brenda automjetit, ku shihet teksa një moment shoferi rrit shpejtësinë në mënyrë të menjëhershme duke ‘fluturuar’ mbi piceri.