Kandidati i Metës dhe Berishës, Ardit Cikuli vijon me numërimin mbrapsht: Dhe 65 ditë jam kryetar bashkie

Kandidati i Ilir Metës dhe Sali Berishës në Sarandë, Ardit Cikuli, çdo ditë numëron momentin kur do të zgjidhet kryetar bashkie.

Në çdo takim që zhvillon Cikuli numëron me gishtat e dorës momentin që ai ëndërron që të jetë kryetar i bashkisë.

Të njëjtën gjë Cikuli ka bërë dhe në takimin me disa qytetarë të fshatit gjashtë.

Ai u ka thënë atyre duroni dhe 65 ditë sa të zgjidhet  në krye të bashkië dhe hallet e tyre do mbarojnë.