8 dhjetori, Ina Zhupa: Sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë kurajë kundër të keqes  

Deputetja e Sarandës dhe zëdhënsja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar 8 dhjetorin, ditën e rinisë.

Zhupa ka shpërndarë disa fotografi nga 8 dhjetori i vitit 1990 dhe nga aktiviteti i sotëm që PD-ja mbajti në “Art Turbina” ku i pranishëm ishte kryetari Lulzim Basha.

“8 dhjetor, dita e rinisë!

Dita që duhet të na kujtoj që kur ne të gjithë bëhemi bashkë, nuk ka regjim që na ndal.

Sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për atë forcë, atë idealizëm, atë kurajë kundër të keqes.

#ShqiperiasiEuropa #Shqiperiaime”, shkruan Ina Zhupa. /Sarandanews.com/