Ardian Çipa vendoset drejtor qarku në Policinë Gjirokastër

Me firmë të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Ardian Çipa nga drejtor i policisë Elbasan shkon drejtor qarku në Policinë Gjirokastër.

Nuk dihet në është pyetur këshilli i emërtesës për këtë lëvizje të beftë duke qenë se policia e Elbasanit ka pasur një performancë pozitive në drejtimin e Ardjan Çipës.

Në krye të policisë Elbasan u emërua zëvendësdrejtori Ilir Proda.

Bledar Çeliku pas dorëzimit të detyrës në Gjirokastër u emërua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.