Vuante nga kanceri, ndërron jetë kryebashkiaku i Janinës

Kryetari i Bashkisë së Janinës, Moisis Elisaf, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare, pas një beteje me kancerin. Sipas mediave vendase, Elisaf në nëntor shkoi në Athinë për t’u trajtuar por kanceri u përhap me shpejtësi dhe nuk mund ta mposhte.

Vdekja e tij është një humbje e madhe për qytetin, në të cilin ai e ka shërbyer si mjek, si pedagog, por edhe si kryetar bashkie, ku u përzgjodh në vitin 2019, për fat të keq ai nuk arriti ta përfundoj mandatin e tij për shkak të sëmundjes që i mori jetën.

Moisis Elisaf lindi në vitin 1954 në Janinë. Prindërit e tij ishin të mbijetuar të Holokaustit, të cilët arritën t’i shpëtonin dëbimit në të cilin shumica e hebrenjve të Janinës u dërguan në Aushvic, ku vetëm 9% e komunitetit mbijetoi. Ai kishte studiuar për mjekësi në Universitetin e Athinës dhe ishte specializuar për patologji. Ai ishte profesor i patologjisë në Universitetin e Janinës dhe kryetar i Komunitetit Izraelit të Janinës dhe anëtar i Bordit Drejtues të Këshillit Qendror Hebre të Greqisë.