Komisioni i Posaçëm për ngritjen e KQZ-së/ PS zgjedh Alket Hysenin, Gjiknurin dhe Shametin

Partia Socialiste ka vendosur që të dërgojë si anëtarë në Komisionin e Posaçëm për ngritjen e KQZ-së së re, Alket Hysenin dhe Adnor Shametin.

Këta dy të fundit, së bashku me Damian Gjinkuri do të jenë anëtarët e mazhorancës në këtë komision parlamentar.

Ndërkohë ditën e djeshme, opozita e bashkuar vendosi që Oerd Bylybashi të jetë i deleguari i PD-LSI në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së.

Ky vendim i mor gjatë mbledhjes që kryedemokrati Lulzim Basha bëri me nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili.

Emrat u bënë publikë nga opozita dhe mazhoranca, pas kërkesës së kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi. Sipas Ruçit, ky komision do të ngrihet për të zgjedhur komisonerët, anëtarët e e Rregullatorit dhe të KAS-it.