Oltion Çaçi me tregtarët e fruta-perimeve në Sarandë: Do krijojmë kushte dinjitoze të ambjenteve për ta dhe qytetarët

Oltion Çaçi këtë të mërkurë ka vizituar tregun e fruta-perimeve në Sarandë.

Kandidati i PS-së për kryetar bashkie i Sarandës ka bisueduar me tregtarët ku ka treguar planin e tij për modernizimin dhe zhvillimin e këtij tregu.

“Me tregtarët e palodhur të tregut të fruta-perimeve komunikuam mbi nevojat e tyre dhe së bashku do të angazhohemi në gjetjen e mundësive të përshtatshme për të zgjidhur krijimin e ambienteve me kushte dinjitoze për ta dhe qytetarët.

Kemi shumë punë përpara për të investuar në zhvillimin e infrastrukturës së tregjeve të reja lokale dhe modernizimin e atyre ekzistuese”, shkruan kandidati Oltion Çaçi.