VIDEO/ Sarandë, dalin pamjet e autorit që shkrumboi makinën e Edmond Dukës

Report Tv ka siguruar pamjet, kur një person ende i paidentifikuar i vë flakën një makine tip ‘Mercedes-Benz’ në pronësi të Edmond Dukës, në lagjen nr.1 të Sarandës, në zonën e rrugës së katërt. Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit të kaluar.

Në pamje shihet një person i veshur me të zeza dhe me një kapuç në kokë i cili largohet me vrap pasi i vë zjarrin makinës.

Në momentin kur mjeti me targa AA410IY është përfshirë nga flakë ka qenë e parkuar, ndërsa si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Si pasojë e djegies së makinës së tij është përfshirë nga flakët edhe një mjet tjetër që ishte parkuar aty pranë.