ANALIZA: Greqia dështoi me hapjen e dyerve për turistët

Basti i Greqisë për hapjen e kufijve për turistët, duket të qënë një zgjedhje e gabuar.

Me turizmin që përbën më shumë se një të pestën e prodhimit ekonomik të vendit fqinj dhe punëson rreth një të katërtën e njerezve, qeveria greke mendoi se nuk kishte zgjidhje të vogël, por të merrte rrezikun e llogaritur për hapjen e kufijve për vizitorët.

Por, edhe ato pak udhëtarët e huaj që kanë filluar të kthehen kanë shkaktuar zinxhirë rastesh të reja me koronavirus, dhe deri më tani përfitimet ekonomike kanë qënë të pakta.

Greqia e ka përballuar krizën shëndetësore më mirë sesa shumica, me vetëm 194 vdekje të atribuara deri më tani Covid-19. Por rritja e rasteve të reja pas rihapjes së kufijve muajin e kaluar është një tregues se sa e vështirë do të jetë për vendet në Europë t’i rikthehen normalitetit ekonomik.

Qeveria vendosi javën e kaluar kufizime të reja mes paralajmërimeve nga epidemiologët që këmbëngulin se rritja e rasteve të reja është duke u shndërruar në një valë të dytë të plotë.

Në dy javët e para të korrikut, janë gjurmuar rreth 530 infeksione të reja, me më shumë se gjysmën që vijnë nga turistët. Kjo shifër është më e lartë se numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara në qershor dhe pothuajse dyfishi i infeksioneve të konfirmuara në maj.

“Ne të gjithë e dinim, si ne ashtu edhe me shkencëtarët dhe ekspertët tanë, se me hapjen e kufijve tanë do të kishim një rritje të pjesshme të rasteve,” tha javën e kaluar Ministri Grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias. Por ai shtoi se “ekonomia dhe turizmi duhet të mbijetojnë”.

Me numrin e vizitorëve që është shumë më i ulët se vitin e kaluar, fermerët që furnizojnë hotelet dhe resortet, për shembull, kanë hedhur në rrugë domatet dhe shalqinjt që nuk mund t’i shesin.

Qeveria greke filloi hapjen që nga 15 qershori, diçka të cilën industria e turizmit, e tmerruar nga perspektiva e një vere të dobët, e kishin kërkuar prej kohësh.

“Për fat të keq duhet ta bëjmë, sepse duket se rreziku nga koronavirusi do të jetë më i vogël se rreziku nga efektet e tij në ekonomi,” tha Savvas Pagonakis, i cili zotëron një hotel në ishullin e Rodosit. “Ne do të duhet të zgjedhim koronavirusin ose urinë.”

Megjithatë, deri tani, nxitja ekonomike ka qenë zhgënjyese. Pagonakis thotë se disa hotelierë filluan me prenotim në 30 përqind, por që tani ishte përgjysmuar. “EasyJet rifilloi me gjashtë fluturime të drejtpërdrejta në javë por tani  ka rënë tani në tre,” tha ai. Hotelet po punojnë më një të katërtën e kapacitetit. Në qershor, mbërritjet e pasagjerëve nga ajri në Greqi u ulën me 93 përqind në vetëm 588,186 nga afro 8.4 milion vitin e kaluar.

Pagonakis pret një dimër të vështirë për ishujt Grekë pasi rënia e turizmit ndikon në sektorë të tjerë.

Qeveria tashmë është detyruar të shtrëngojë disa masa për mbërritjet e turistëve në vend. Me rritjen e normave ditore të rasteve të rea në vendet e Ballkanit, që nga java e kaluar të gjithë udhëtarët që kalonin kufirin tokësor të Greqisë u kërkua të kishin rezultate negative të testit nga 72 orët e kaluara. Autoritetet kanë intensifikuar gjithashtu kontrollet mbi punëtorët sezonalë dhe kanë vendosur një regjim më të rreptë inspektimi për bizneset vendore, veçanërisht në plazhe. Greqia gjithashtu ndaloi festivalet lokale, të paktën deri në fund të korrikut.

Punonjësit dhe klientët e supermarketeve duhet të mbanin maska ​​për fytyrën, sipas një vendimi qeveritar të publikuar të premten vonë, dhe ata që nuk mbajnë maska ​​mund të gjobiten deri në 150 €. Veshja e maskave për fytyrën ishte rekomanduar, por zbatohej vetëm në transportin publik dhe taksitë.

“Kur hapëm kufijtë nuk e prisnim një prani kaq të fortë të virusit në Ballkan, pasi atëherë rastet ishin të ulta, gjë që është një tregues tjetër se situata është e paqëndrueshme,” tha profesori i mikrobiologjisë Alkis Vatopoulos.

Mbledhjet fetare janë një shqetësim, me mijëra adhurues të mbledhur së bashku pa distanca sociale në Selanik dhe Athinë në fillim të korrikut për Shën Paisiom.

Qeveria thotë se është e gatshme të vendosë kufizime nëse është e nevojshme. Ministri i Shëndetësisë Kikilias tha se ministrat po punojnë për “një Plan B, duke u përgatitur edhe për rivendosjen e karantinës, nëse është e nevojshme”, por që vendi nuk mund të kthehet në izolim të plotë.