VIDEO/ Himni legjendë i “Bistricës”, në një rrëfim të Agim Raçës

Ajo që i ka shoqëruar në ç’do ndeshje, por jo vetëm delvinjotët ka qënë dhe hymni i ekipit të zemrës së tyre “Bistricës”.

Është një rëfim shumë interesant i ish futbollisti të “Bistricës” Agim Raça, ku ai hedh dritë për atmosferën e jashtëzakonshme që përshkonte delvinjotët, kudo që ata ishin në fushën e sportit gjatë stërvitjes së ekipit apo gjatë ndeshjeve, në ndërmarje, në bisedat mes shokëve në klubet apo , në sheshin e qytetit etj.

Ai flet me respekt për pëkrahjen e jashtëzakonshme që përfaqësuesit e ndërmarjeve, që ai i zë me emra në gojë, jepnin për ekipin e “Bistricës”.

Një homazh Agimi bën edhe për ikonat e shërbimit shëndetsor të ekipit, që ishin të kudogjëndur në kohën dhe vëndin e duhur, për riabilitimin e futbollistëve.

Një vëd të veçant ai i kushton në intervistën e tij këngës hymn të “Bistricës” e krijuar në vitet 80 të shekullit të kaluar nga muzikanti Kristaq Zangali. Ky është momenti më emocionues i intervistës ku janë montuar pjesë shumë të bukura të interpretimit të kësaj kënge në festa familjare, dasma ku të gjithë pa dallim moshe të bashkuar i madh dhe i vogël këndojnë në kor, këngën e dashur për ekipin e tyre “Bistricën”.

Mos e humbisni rastin, shikim të këndshëm.