Bëhet e “gjallë” Matilda Qurku: Jam trembur shumë nga ajo që ndodhi në shkollën “Adem Sheme”

Pas një periudhe e larguar, ditën e sotme ka dal në një konferencë për shtyp antarja e Rithemelimit në Sarandë Matilda Qurku.

Arsyeja që ka “alarmuar” Qurkun ka qenë ngjarja që ka ndodhur në shkollën 9- vjeccare “Adem Sheme”.

Në këtë shkollë një i mitur ka kanosur me një pistoletë lodër bashkëmoshatarët e tij.

Pas ngjarjes Policia e qytetit bregdetar ka marrë situatën në kontrroll ku ka bërë me dije se Prokuroria e Sarandës ka nisur hetimet për të miturin i cili kanosi shokët e klasës me një pistoletë lodër.

Ndërkohë antarja e Rithemelimit Matilda Qurku është shprehur se ajo është e “terrorizuar” dhe duhen marrë masa parandalimi që këto ngjarje të mos përsëriten më.

Madje Qurku ka dhënë dhe disa këshilla se si mund të ndalohen këto ngjarje.