Sarandë, procedohet 36 vjeçari, ndot tokën tek liqeni i Butrintit me inerte

Një 36 vjeçar është proceduar penalisht pasi ka hedhur inerte në një tokë publike pranë liqenit të Butrintit.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. P., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka hedhur mbetje inerte, në tokë publike, në anë të liqenit të Butrintit,” njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.