KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj

Komisioni i Pavarur i Komunikimit ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra prokurorin e Apelit në Vlorë, Pelivan Malaj.

Trupa e gjyqtarëve të KPK, e përbërë nga relatore, Valbona Sanxhaktari, kryesues Lulzim Hamitaj, Pamela Qirko, pasi shqyrtuan dosjen e Malajt, vendosën shkarkimin e tij nga detyra e Prokurorit nga Prokuroria e Apelit, rrethi Vlorë.

Pelivan Malaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si avokat. Në maj 2003, ai është emëruar prokuror i Prokurorisë së Apelit Vlorë, detyrë të cilën e ka ushtruar për gati dy dekada. Malaj ka qenë gjithashtu kryetar i Shoqatës së Prokurorëve.