Një lutje nga Adrian Gurma për viktimat në Tetovë

Një tragjedi ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut, pasi spitali Covid ku ishin shtruar pacientët u shkrumbua nga flakët dhe mbetën të vdekur 15 persona.

Një ngjarje e rëndë që i ka tronditur të gjithë, ndërkohë kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma teksa ka shpërndarë statusin e kryeministrit Edi Rama që ngushëllonte familjarët e personave që humbën jetë, e ka shoqëruar ate me një emoji lutjeje për viktimat.

Ndërsa në statusin e tij ngushëllues shpërndarë dhe nga Adrian Gurma, Rama shkruan:

“MIRËMËNGJES ?

dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja❤️”, përfundon Rama. /Sarandanews.com/