Ksamil, drejtonte makinën i dehur, vihet në pranga 42- vjeçari

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Sarandë arrestuan shtetasin A. M., 42 vjeç, banues në Ksamil.

Arrestimi u krye pasi ai u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.