Historia 100 vjeçare e Butrintit në një libër

Nga Leontina Nika

Arkeologjia është një zë i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore. Drejtorja e Institutit të Arkeologjisë Belisa Muka thotë se Butrinti është një prej viteve arkeologjike më të vizituar në vend dhe në të njëjtën kohë më i studiuar.

Një shekull kërkime janë përmbledhur në vëllimin e 7 nga studiuesit e arkeologjisë Richard Hoges dhe David  Fernandos.

Arkeologia thotë se tashmë studiues shqiptarë dhe të huaj  si datë e fillimit të vendbanimit është shekulli i 7 – të i erës sonë dhe vazhdon pa shkëputje deri në mesjetë.

Muka thotë se plani i ri i menaxhimit duhet të marr parasysh ndryshimet klimatike, pas 20- 30 vitesh. Butrinti rrezikon përmbytjen nëse nuk merren masa.

Këtë vit për herë të parë do të ketë gërmime në kullën rrethore të Butrintit thekson Muka.

Bashkëpunimi i shkollës i arkeologëve shqiptare dhe të huaj mbi Butrintit ka rëndësi të veçantë, pasi jep dy këndvështrime të ndryshëm sipas drejtoreshës së Institutit të Arkeologjisë.

Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit.

Ishte viti 1994, kur profesori britanik Richard Hodges, me një grup arkeologësh, bëjnë Butrintin objekt të projekteve të tyre arkeologjike. Butrinti është ndër sitet më të vizituar në vend  me rrëth  300 mijë vizitorë në vit. E gjitha përbën një pasuri të pabesueshme, jo vetëm për monumentet , por edhe për vetë vendin.