Kandidati i opozitës për Himarën kërkon vota në Greqi me flamurin e Vorio Epirit

Kandidati për kryetar bashkie në Himarë nga PBDNJ dhe PD, Fredi Beleri, ka zhvilluar takime në Samos në Greqi në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Në një video të postuar nga vetë ai, Beleri shfaqet me flamurin e të ashtuquajturit Vorio Epir në sfond.

“Në zgjedhjet e 14 majit dua të jeni aty ku na rreh zemra, dua të jeni në fshatrat tona.

Dua të më mbështesni, kërkoj ndihmën tuaj, besimin tuaj dhe do të jem gjithmonë pranë jush”, shkruan Beleri.