Deputeti i PD kundër kandidatit të Berishës në Himarë: Sfidon sovranitetin, bën fushatë me flamurin e Vorio Epirit! Mos e votoni

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka kritikuar kandidatin e Rithemelimit për Bashkinë Himarë, Alfred Bejlerin. Çollaku është shprehur se Bejleri haptazi ka shkelur sovranitetin e vendit duke përdorur për fushatë, flamurin e vorio epirit.

Ai u kërkoi demokratëve të mos e votonit, ndërsa shtoi se duhet refuzuar nga çdokush një person i cili shkel integritetin territorial dhe sovranitetin kushtetues të vendit.

“Ky eshte kandidati per kryetar bashkie ne Himare,i mbeshtetur nga Rithemelimi dhe PBDNJ.
Asnje nga pjeset e PD nuk mund te mbeshtese nje kandidat per Himaren qe ben fushate me flamurin e Vorio Epirit.

Une u kerkoj miqeve te rithemelimit qe sado te ndare te jemi ne shume ceshtje duhet refuzojme bashke nje  kandidat qe sfidon integritetin territorial dhe sovranitetin kushtetues te Shqiperise.”- shkruan Çollaku.

Sali Berisha firmosi marrëveshjen e koalicionit me PBDNJ-në e Vangjel Dules për zgjedhjet vendore të 14 majit, duke i kandidatët në Bashkitë e Himarës, Dropullit dhe Finiqit.

Në këto tre bashki PBDNJ ka përcaktuar kandidatët pas marrëveshjes së firmosur me Berishën 25 janar. Fredi Bejleri do të jetë kandidat në Bashkinë e Himarës, Thanas Maneka për Dropullin ndërsa për Finiqin do të jetë kryebashkiaku aktual, Leonidha Kristo.