“Diamand Bags”, një front i ri pune në Delvinë

Një front i ri pune është hapur në Delvinë, siç bën me dije kryebashkiakja e atyshme.

“Vizituam sot filialin e ndërmarrjes ‘Diamant Bags’ në qytetin e Delvinës.

Diamant Bags, industria e fasonit të prodhimit të çantave të kartonit për dhjetëra firma me emër në perëndim

Nga biseda me administratoren e kompanisë Znj. Lira Hilaj, mësuam se aktualisht janë punësuar 40 punëtorë e se në ditët në vijim numri i punëtorëve pritet të trefishohet.

Funksionimi me strukturë të plotë i kësaj kompanie do të zbusë problematikën e punësimit, duke ulur numrin e personave që trajtohen me ndihmë ekonomike si dhe do të ndikojë pozitivisht në rritjen e ekonomisë në zonën tonë.

I urojmë suksese dhe mbarësi stafit të kompanisë!”, shkruan gruaja që drejton Delvinën.

Është ky një lajm i mirë për qytetin në vështirësi ekonomike.

Por duhet theksuar se ndërsa pretendohet se nuk ka punë, ka nga ana tjetër dhe një refuzim për të punuar, në pretendimin e pagesës së ulët.

Edhe pse ngjan si një arsye e drejtë, refuzimi i punës jo gjithnjë ka të bëjë me pagat. Puna, pos një të ardhure që sado pamjaftueshmë është më mirë si hiçi që mund të të shndërrojë në lypës, është dhe një shërim mental, një antidepresiv në këto kohë depresive prej raportit të prishur në njerëz që kërkojë të pasurohen pa punuar.