FOTOT/ Rikthehet noramliteti në zonën ku ndodhi shpërthimi në Sarandë

Bashkia e Sarandës ka rikthyer në gjëndje normale zonën ku ndodhi shpërthimi me tritol në hotelin pranë shëtitores.

“Falenderim për punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve pranë bashkisë për pastrimin e shëtitores dhe kthimin në normalitet në kohë rekord. Mirënjohje”, nënvizon kryebashkiaku Adrian Gurma.

Kujtojmë që Saranda u trondit mëngjesin e sotëm nga një shpërthim masiv tritoli i vendosur në hyrjen e hotel Bizant në krye të shëtitores së qytetit.

Shpërthimi ka shembur tërësisht objektin 2 katësh ndërsa ka shkaktuar dëme në më shumë se 40 biznese në një rreze prej 400m përreth objektit. Dëme kanë pësuar edhe dhjetëra apartamente banimi në të gjithë lagjen 1 të qytetit.

Mund të jetë një imazh i qiell, liqen, pemë dhe natyra

Mund të jetë një imazh i pemë dhe rrugë

Mund të jetë një imazh i rrugë dhe pemë

Mund të jetë një imazh i 3 persona, pemë dhe natyra