Qytetarët sarandiot në Sarandanews.com: Përshëndesin arrestimin e Sali Hasës nga SPAK

SPAK arrestoi paraditen e sotme në Sarandë, prokurorin Sali Hasa. Ndalimi është bërë me urdhër të prokurorisë së Posaçme SPAK, e cila kishte disa muaj që kryente hetime.

Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, u ndalua si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Ai u arrestua passi dyshohet se ka pushuar akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, pasi ka marrë ryshfet nga motra e tij, Elsona Papa.

Prokurori Hasa nuk ka kaluar ende në Veting, dhe jo më larg se në muajin mars ai hoqi dorë nga gara për pozicionin e kreut të prokurorisë së Sarandës, me pretendimin se kishte probleme shëndetësore .

Ky arrestim i SPAK ndaj prokurorit të Sarandës është mirëpritur nga shumë qytetarë sarandiot të cilët janë penalizuar nga padrejtësitë e Sali Hasës.

Në shumë komente në Sarandanews.com, qytetarët kanë përshëndetur këtë aksion të SPAK.

“Drejtësia vonon po nuk harron”, “Më herët e ka merituar”

“Ja kini bere shume mire. Ka marre ne qafe shume njerez”, janë disa prej shumë kometeve kundër Prokurorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *