Fushatë me flamurin e Vorio Epirit, Idrizi: Fredi Bejleri ka qëndrime antishqiptare

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi në një intervistë për Abc News komentoi zhvillimet e fundit politike dhe vendimin për të kandiduar vetëm në zgjedhje. Ai u ndal edhe te thirrja që bëri ndaj shqiptarëve për të mos votuar kandidatin e koalicionit PD-PBDNJ, Fredi Bejlerin për Himarën.

Sipas Idrizit, shqiptarët nuk duhet të votojnë një njeri që del edhe bën fushatë me flamurin e Vorio Epirit dhe që ka qëllime antishqiptare.

“Himara nuk është zonë minoritare edhe këtë e ka thënë edhe Berisha para pak kohësh dhe nuk ka asnjë punë që në një bashki shqiptare të vendosësh një kandidat të minoritetit. Është e palogjishme që në një bashki jo minoritare të vendosësh një kandidat të minoritetit.
Akoma lë më shumë për të dëshiruar që kandidati të jetë Fredi Bejleri i cili është një person i njohur për rekorde dhe qëndrime antishqiptare. Ai është i dënuar nga Athina për masakrën e Peshkëpisë, është dënuar nga Gjykata e Vlorës për dhunim të simboleve kombëtare dhe bën fushatë duke pasur flamurin e Vorio Epirit.”, tha ai.

“T’ja vendoësh këtë njeri shqiptarëve nga një parti politike do të ishte lajthitje në rastin më të mirë dhe në më të keqin një gabim shumë i rëndë. Jo vetëm që nuk mund të vendoset një kandidat një njeri i tillë por i bëj thirrje Prokurisë dhe shërbimit informativ kombëtar që të ndërhyjnë dhe të mos lejojnë shfaqje të tilla që kanë të bëjnë me sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë.”, tha ai.