Tre arrestime në Sarandë, një për rebelim ndaj Policisë

Policia e Sarandës kreu tre arrestime së fundi, të trija për vepra të ndryshme penale.

“Nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. L., 53 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij;

-E. Sh., 37 vjeç, banues në lagjen nr.1, Sarandë, sepse nga kontrolli fizik i ushtruar iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë;– A. A., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Sarandë”, thuhet në komunikatën policore.