EMRI/ Tentoi të hynte me forcë në Komisariatin e Sarandës, përfundon në pranga 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të hyjë me forcë në Komisariatin e Sarandës.

Burime të besueshme bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Adrian Nesturi, ndërsa policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe ka kundërshtuar punonjësin e këtij komisariati.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.