Shkrumbohet godina në Jalë ku qëndronin të rinjtë e LRI-së gjatë sezonit veror

Një godinë në Jalë të Himarës është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së djeshme. TCH shkruan se sipas informacionit paraprak nga Shërbimi zjarrfikës në Himarë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike.

Si pasojë  zjarri  ka përfshirë të katër dhomat që shërbenin si hotel, ndërsa janë shkrumbuar të gjitha pajisjet elektrike.

Efektivët zjarrfikës  me dy mjete  kanë mundur  të lokalizojnë e më pas të shuajnë flakët. Godina që shërbente si kuzhinë, bar, restorant dhe 4 dhoma hoteli ndodhet në Jalë, shumë pranë shëtitores së saj.

Nuk raportohen njerëz të lënduar vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Kjo godinë që është djegur, gjatë sezonit veror shërbente për te rinjtë e LRI, ambientet e bar-restorantit.