Bonusi i rijetëzimit në Gjirokastër, konfliktet mes pronarëve rrezikojnë shtëpitë karakteristike

Bonusi i rijetëzimit u pa si një mundësi e mirë e iniciuar nga qeveria për të konservuar shtëpitë karakteristike të Gjirokastrës që gëzojnë statusin e monumentit të kulturës të kategorisë së parë dhe të dytë të mbrojtura edhe nga UNESCO. Ky bonus mundëson gjysmën e financimit nga qeveria dhe gjysmën nga pronari ose pronarët e banesës, për ta konservuar atë me vlerat arkitektonike që mbart, por pse jo edhe për ta kthyer në një atraksion turistik.

Por në Gjirokastër po vërehet një fenomen që pengon aplikimin e këtij bonusi dhe që ka të bëjë kryesisht me banesat që kanë disa pronarë.

Kjo bën që banesat të mosmirëmbahen dhe të shkojnë drejt degradimit, siç në fakt janë degraduar disa prej tyre. Dhe për këtë arsye, pritet të dalin nga qeveria edhe aktet nënligjore, për të shmangur këtë pengesë me qëllim shpëtimin e objekteve karakteristike nga shembja.

Sakaq në Gjirokastër problematika shfaqen edhe me mirëmbajtjen e urave monumente kulture, siç është ajo e Kordhocës, ku një prej bazamenteve mbajtës ka çeduar si pasojë e prurjeve të lumit Drino. Ky fakt është konstatuar dhe raportuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, ndërsa janë në pritje të financimit nga institucionet qendrore.