Delvinë/ Shembja e Urës së Vanës, banorët: Do kalojmë me zetor ose avion

Ura e ndërtuar nga Ushtria në Vanë të Delvinës, u shembë për herë të tretë në harkun e pak viteve, duke izoluar banorët e fshatit. Struktura, gjatë kalimit të një mjeti të tonazhit të rëndë, ndërsa shkaku i vërtetë dyshohet se janë punimet me cilësi të dobët.

Banorët e Vanës në Delvinë duhet të heqin këpucët e të futen në mes të lumit në këmbë, për të dalë nga fshati, pasi ura që i lidh me rrugën nacionale u shemb për herë të tretë në pak vite.

Aktualisht lumi i Kalasës ka prurje minimale për shkak të ndërprerjes së ujit nga Hidrocentrali i Sasajt, dhe i lejon banorët të lëvizin në këtë formë ekstreme.

Kur të fillojnë shirat rrezikojnë të mbeten plotësisht të izoluar.

“Janë 20-30 fëmijë që venë në shkollë, ca në Delvinë, ca në Sarandë ca në Mesopotam” Do marrim zetorat do tu japim nga 1000 lekë dhe do kalojmë, me zetor,me çfare do kalojmë? Ose të marrim ndonjë avion siç merr kryeministri” thanë banorët.

Këto pamje i përkasin muajit Mars ku dukshëm evidentohen dëmtimet në këmbët e urës.

Në muajit e fundit, në urë kanë munguar sinjalistikat vertikale, të cilat saktësonin tonazhin e lejuar.

Për rrjedhojë dy ditë më parë, ura u shemb, teksa mbi të kalonte një kamioçinë.

Banorët u bëjnë thirrje institucioneve të ndërhyjnë në mënyrë emergjente përpara se Vana të izolohet tërësisht.
“Po doli uji, ngelemi te izoluar në Novotrentha një banor

Kryebashkiakja e Delvinës, Majlinda Qilimi  tha deri në rehabilitimin e urës, banorët e Vanës do të përdorin një rrugë provizore.