Sarandë, trajnim profesional dhe çertifikim i punonjësve të policisë bashkiake

Trupa e Policisë Bashkiake e Sarandës u përfshi së fundmi në një proces trajnimi profesional. Kjo u mundësua falë bashkëpunimit ndërinstitucional mes Bashkisë dhe Akademisë së Sigurisë.

Ekspertë të kësaj Akademie drejtuan për disa ditë trajnimin e trupës së Policisë Bashkiake, që përfundoi me Çertifikimin e punonjësve të Policisë Bashkiake.

U trajtuan tema të përgatitjes profesionale dhe aftësimit për të ofruar një standart të ri të shërbimeve policore në komunitet, sidomos në një qytet me profil të spikatur turistik, siç është Saranda.

U dhanë njohuri mbi veprimet juridike e proçeduriale të policit bashkiak, njohuri dhe aftësim veprimi në raste mbytjesh, gjakderdhjesh, djegiesh dhe aksidentesh.

Po kështu, u bë aftësimi policor, me veprime praktike taktike policore, aftësin në njohjen dhe përdorimin e armëve të zjarrit dhe rregullat e sigurisë për armët. Seancave mësimore iu bashkuan edhe nxënës të shkollave të qytetit.

Trajnimet profesionale përcollën njohuri të domosdoshme për të përballuar detyrën dhe për të rritur performancën e trupës së Policsë Bashkiake.